Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
Al-Miqdam ibn Ma'di Karib transmeton se: I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: "Kur njeriu e do vëllanë e tij (për hir të Allahut), le t'i tregojë atij se e do.2
I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: "Shtrëngoni duart dhe mëria do të zhduket. Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe duajeni njëri tjetrin dhe armiqësia do të zhduket.3
Profeti (savs) ka thënë: "Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe atëherë do të ndieni dashuri për njëri tjetrin.4
Sjellja e mirë është burimi i dashurisë për njëri tjetrin dhe sjellja e keqe është burimi i urrejtjes, zilisë dhe armiqësisë. 5
Profeti (savs) ka thënë: "Nëse dy vëllezër takohen me njëri tjetrin, ata janë si dy duar, njëra prej të cilave e fshinë pluhurin nga dora tjetër.6
Mos kini zili njëri tjetrin, mos e urreni njëri tjetrin, mos i ktheni shpinën njëri tjetrit (në shenjë pakënaqësie), dhe jini robërit e Allahut si vëllezër. 7
Duajeni Allahun, sepse Ai ju ushqen dhe mban gjallë. Më duani, sepse Allahu më do mua. 8
Profeti (savs) ka thënë: "Allahu e ngritë atë i cili përulet për Allahun. Ai poshtëron atë i cili është përbuzës. Allahu e do atë i cili e përkujton Atë shumë. 9
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder