Ata Të Cilët E Duan Allahun I Duan Profetët Dhe Besimtarët
Profeti Muhammed (savs) na ka përkujtuar rëndësinë e dashurisë ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij, si vijon:
Askush prej jush nuk do të besojë derisa unë (i dërguari i Allahut) të mos jem më i dashur për të se babai i tij, fëmija i tij dhe mbarë njerëzimi.
Enesi (ra) transmeton se: I dërguari i Allahut (savs) ka thënë: 'Kushdo që ka këto tri cilësi do të ketë ëmbëlsinë e besimit: Ai i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij (savs) më tepër se gjithçka tjetër; ai i cili e do një njeri vetëm për hir të Allahut; dhe ai i cili urren të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar atë, siç do të urrente të hidhej në Zjarr. 1
Gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut, të cilët Allahu i zgjodhi, kanë fituar kënaqësinë e Zotit tonë dhe kanë moral të lartë. Në Kur'an, Allahu jep shembuj për moralin e tyre të bukur dhe i përmend ata duke i lavdëruar. Profeti ynë (savs), Profeti Musa (as), Profeti Isa (as), Profeti Ibrahim (as), Profeti Ismail (as), Profeti Sulejman (as), Profeti Davud (as) dhe gjithë profetët dhe të dërguarit tjerë kanë qenë të gjithë shembujt më të mirë të besimit të sinqertë në Allahun, të frikës përplot respekt, të devotshmërisë dhe moralit të bukur. Përmes këtyre njerëzve të lavdëruar, të cilët e përdorën Kur'anin si udhëzues, besimtarët mësuan për tiparet e tyre të shkëlqyera dhe bënë përpjekje për ta arritur të njëjtën shkallë të moralit në mënyrë që edhe ata ta fitojnë kënaqësinë e Tij dhe t'iu bashkëngjiten atyre në Parajsë. Prandaj, ata përpiqen të dallohen për sa i përket respektimit të kufijve që Ai ka caktuar për njerëzimin dhe për të përmbushur obligimin e tyre ndaj Tij. Dashuria e thellë e besimtarëve për profetët dëshmon kuptimin e tyre të dashurisë. Dashuria e tyre për të tjerët buron nga besimi, morali i mirë dhe devotshmëria e tyre. Njohja e tipareve të tilla të një njeriu, madje edhe nëse kurrë nuk e takon atë njeri, shërben si mjet që atë njeri ta duam thellësisht dhe me entuziazëm.
Madje edhe nëse ata të cilët kanë besim kurrë nuk shihen, takohen apo kanë kontakt, ata do të ndiejnë një dashuri të brendshme, respekt dhe një afërsi që i bashkon me të dërguarit e Allahut. Allahu i dërgoi të gjithë profetët si mëshirë dhe fakti që Ai i përmend me dashuri dhe lavd në shumë ajete e lartëson dashurinë e besimtarëve ndaj tyre. Këta besimtarë gjithmonë përmendin profetët dhe të dërguarit e Allahut me respekt, dashuri dhe lavdërim dhe gjithmonë i mbajnë ata para dhe mbi veten e tyre. Kurdo që u jepet mundësia, ata u flasin njerëzve për nënshtrimin e këtyre njerëzve të mëdhenj ndaj Allahut, afërsinë e tyre, dashurinë dhe moralin e tyre të mirë dhe u bëjnë thirrje të tjerëve që ta pasojnë rrugën e profetëve.
Allahu shfaq dashurinë e besimtarëve për profetët dhe na njofton se ata gjithnjë i vënë profetët para vetes së tyre:
I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.... (Surja Ahzab:6)
Shumë ajete rrëfejnë për moralin e mirë dhe tiparet e larta të profetëve. Disa prej këtyre paraqiten më poshtë:
Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm. Paqja qoftë mbi Ibrahimin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët. Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë. Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe. (Surja Saffat: 108-113)
Dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm. Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë. (Surja Saffat: 119-122)
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm: Paqja qoftë mbi Iljasin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë. (Surja Saffat: 129-132)
Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre. (Surja En'am: 84-87)
Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre. (Surja En'am: 84-87)
Në Kur'an, Allahu u dërgon të dërguarve përshëndetjet e Tij:
Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat: 181-182)
Profetët janë njerëzit më të dashur të Allahut, miqtë e Tij më të afërt dhe besimtarët më të devotshëm. Si rezultat, ata janë po ashtu njerëzit më të dashur të besimtarëve. Ata e shprehin këtë dashuri, ashtu siç duhet, duke u dërguar atyre përshëndetjet e veta (si në vargjet më lartë), duke e ndjekur rrugën e tyre dhe duke përvetësuar moralin e tyre.
Ata të cilët e duan Allahun i duan besimtarët po ashtu
Ata të cilët i do Allahu i duan edhe besimtarët; ata të cilët miqësohen me Allahun miqësohen edhe me besimtarët; ata të cilët fitojnë kënaqësinë e Tij fitojnë edhe kënaqësinë e besimtarëve; dhe kushdo që e do Allahun duhet po ashtu t'i dojë edhe robërit e Tij. Ata besimtarë të devotshëm të cilët ndjekin rrugën e Tij janë prej atyre njerëzve që Allahu i do më së shumti. Për këtë arsye, besimtarët e duan njëri tjetrin dhe interesohen shumë për njëri tjetrin. Shumë ajete rrëfejnë për dashurinë e besimtarëve ndaj njëri tjetrit, afërsinë e tyre me njëri tjetrin, mëshirën e tyre për njëri tjetrin dhe dhembshurinë e tyre për njëri tjetrin. Disa prej këtyre ajeteve janë si vijon:
Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta. (Surja Kehf: 28)
Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide. (Surja Saff: 4)
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Surja Al 'Imran: 103)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder